Përveç përforcimit të mesfushës dhe gjetjes së një fantazisti, Milani po punon edhe për rregullimin e mbrojtjes pas lamtumirës së Alesio Romanjolit, i cili shkoi te Lacio pas skadimit të kontratës me kuqezinjtë.
Sipas “The Athletic”, ndër emrat kryesorë në listën e Djallit është ai i Evan N’Dikas së Frankfurtit. Lojtari hyn në vitin e fundit të kontratës, por gjermanët nuk e lëshojnë pa arkëtuar të paktën 20 milionë euro, shumë që Milani nuk dëshiron ta paguajë.
I përfolur në këto ditë ka qenë edhe Zhefet Tanganga i Totenhemit, por ai konsiderohet më shumë si një mundësi sesa një prioritet për klubin kuqezi që po tenton huazimin me të drejtë blerjeje, ndërkohë që “Spurs”-at pretendojnë detyrimin e blerjes pas një numri të caktuar ndeshjesh.
Arena e Lajmit
