“Së shpejti do keni datën”, Berisha flet për protestat: Situata është e padurueshme, biznesi dhe shtresa e mesme kurbanët e radhës të qeverisë

Berisha 1

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se së shpejti do të përcaktohet dhe dita e nisjes së protestave të opozitës.
Ai deklaroi se do jetë një nga temat e takimit me krerët e degëve të PD.

“E dyta çështje është protesta, sot ka një takim të rëndësishëm me të gjithë kryetarët e degëve të rretheve. Takimi ka dy çështjes kryesore, primaret dhe protestën. Po shkojmë drejt përcaktimit të fillimit të ditës së fillimit të protestave. Ky përcaktim do jetë i afërt. Do ua komunikojmë, strukturat do e bisedojnë dhe pastaj do keni vendimin përfundimtar.
Situata është e padurueshme. Biznesi dhe shtresa e mesme pas zhytjes në mjerim të shtresës së varfër janë kurbanët e radhës të politikave të hajnisë dhe brutalitetit të qeverisë”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×