VIDEO/ “Nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet”, Meta flet edhe ligjin e dosjeve: Meqë nuk i dalin ato breshkat, uroj që miu ta ndihmojë për…

Ilir Meta

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Duke folur për situatën në vend dhe protestat për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet dhe se është çdo ditë në terren.

Kreu i PL foli edhe për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ai u përgjigj me ironi duke përdorur një shprehje popullore, teksa sulmoi kreun e qeverisë.

“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij, meqë përmendët Allende, e kam bërë atë deklaratë dhe e dija se çfarë vinte pas saj, por nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet. Unë e kam mbajt premtimin tim dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e kushtetutës dhe i kam fituar të gjitha betejat.

Për çështjen e ligjit që ca kanë bërë këta mbrëmë, dihet, ‘u mbars mali dhe polli një mi’…  Mali u mbars në 25 korrik nga një e-mail anonim dhe polli mbrëmë ne mes të natës një mi.

Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat.

Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvendësuan dy anëtarë të Autoritetit Dosjeve. Lulzim Basha nuk ka mundësi të prishë punë, ai është peng i historive të tjera. Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore”, tha Meta.

VIJON…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×