EKSKLUZIVE/ Laçi paralajmëron revolucion, zbulohen cilët priten të largohen nga kurbinasit

Eliminimi nga turi i dytë i Ligës së Konferencës ka tronditur klubin e Laçit, kjo për vetë pritshmëritë që ishin krijuar për kualifikimin pas barazimit në ndeshjen e parë në Moldavi.

LACI PETROKUB (1)

Mirëpo, humbja e thellë në Elbasan 1-4 ndaj Petrokubit ka zhgënjyer drejtuesit, teksa dje në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi ka paralajmëruar një revolucion në skuadër.

Nuk dihet tashmë nëse ndryshimet do të kapin vetëm përbërjen e ekipit, por fakti që klubi ka konfirmuar se do të marrë masa pas këtij eliminimi, revolucioni mund të prekë edhe stafin.

Shpesh vendimet te Laçi kanë qenë të paparashikuara, por gjithsesi klubi ka tashmë kohën e duhur për të reflektuar pas lamtumirës nga Europa.

QËNDRIMI

“Humbja 1-4 kundër Petrokubit, që rrjedhimisht solli edhe eliminimin nga Liga e Konferencës, ka shkaktuar zhgënjim të madh në klubin tonë. Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare.

Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë të gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik.

Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt. Rikthehemi më të fortë! Para Laçi!”, citohej dje në qëndrimin e klubit kurbinas.

zarubica laci

LARGIMET

“Faleminderit të gjithëve ju miqtë e mi. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen”.

Ishte ky mesazhi i sulmuesit malazez, Dejan Zarubica, në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, duke konfirmuar kështu largimin nga Laçi pas vetëm një sezoni.

Edhe pse kontrata e 29-vjeçarit ishte edhe për një vit me kurbinasit, palët kanë rënë dakord për të zgjidhur marrëveshjen me mirëkuptim.

Sulmuesi iu bashkua kurbinasve në muajin korrik të vitit të kaluar, duke i bërë një nisje mjaft të mirë aventurës me kurbinasit, ku shënoi edhe golin e fitores në përballjen ndaj Universitatea Kraiovës.

Ai luajti në 20 ndeshje me kurbinasit në kampionat, teksa shënoi tetë gola.

Ndërkohë, “Panorama Sport”mëson se të larguar nga Laçi mund të quhen edhe mbrojtësit Renato Malota dhe Marko Roganoviç. Lezhjanit i ka përfunduar kontrata, ndërsa ka një marrëveshje paraprake me Egnatian.

Ndërsa mbrojtësi i djathtë malazez mësohet se nuk është më në planet e klubit.

Megjithatë, duhet theksuar se ende zyrtarisht nga klubi kurbinas nuk kanë dalë me një njoftim për largimet e fundit nga skuadra.

Ndërkohë, pritet që drejtuesit të afrojnë të paktën dy qendërmbrojtës deri para fillimit të kampionatit, për të kompletuar këtë repart.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×