Një anglez për Kukësin, verilindorëve u bashkohet ish-lojtari i skuadrës së Premier Ligës (VIDEO)

Me Kukësin është bashkuar për provë edhe një futbollist që vjen nga kampionati anglez dhe që më herët ka luajtur edhe me moshat e Leistërit në Angli dhe kombëtaren U-17 të “Tre Luanëve”.

LEJTON NDUKVU

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Lejton Ndukvu, i cili u aktivizua dhe u pa nga afër edhe në këtë miqësore.

Lejton luan si mesfushor i avancuar nga të dy krahët, si edhe në qendër pas sulmuesve.

Pritet që anglezi të qëndrojë deri në mbyllje të përgatitjeve në Turqi dhe mbetet për t’u parë nëse do ta kalojë provën, pasi do të shihet edhe në takimet e tjera miqësore.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×