Reali, “mbret” edhe në shitjen e fanellave/ Zbuloni shifrën e majme që kanë arkëtuar madrilenët

Jo më kot quhen “Mbretërit” e Europës. Reali i Madridit e ka treguar këtë gjë jo vetëm në fushë me 14 Champions të fituar në histori, por edhe me marketingun. Sipas një analize të bërë nga kompania “Kiliagon”, pjesë e grupit “Labelium” dhe “Amazon”, Reali i Madridit është klubi që ka shitur më shumë fanella në Europë në sezonin që lamë pas.

REALI FANELLA

Kompania në fjalë nuk ka dhënë shifra konkrete, por ka nënvizuar se kampionët e Europës dhe të Spanjës kanë arkëtuar 3 milionë euro në sezonin e kaluar vetëm nga shitja e fanellave. Analiza është bërë duke marrë të gjitha shitjet e bëra në “Amazon” dhe që ka marrë për bazë pesë kampionatet më të forta në Europë: Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë. Sipas përllogaritjeve, klubet në këto 5 kampionate ka arkëtuar 12,3 milionë euro në sezonin e fundit.

Pas Realit të Madridit me 3.3 milionë euro vjen Paris SG-ja që ka arkëtuar 2,2 milionë euro nga shitja e fanellave. Rritje të madhe ka pësuar Milani, teksa shpallja kampion në Itali ka ndikuar jo pak në shitjen e fanellës kuqezi. Milani ka arkëtuar 1.5 milionë euro. Analiza ka treguar se në rastin e Paris SG-së ka ndikuar shumë Lionel Mesi. Kampionët e Francës kanë shitur 1 milion fanella nga të cilat 60% ato me numrin 30 që mbahet nga argjentinasi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×