Shpenzime pa fre/ Barça e Reali 840 milionë euro humbje, ja listat me blerjet më të shtrenjta të 2 klubeve

Sezoni 2022-2023 ësh të te dera dhe të gjithë klubet në La Liga po nxitojnë të kompletojnë përbërjet e tyre. Në këtë kontekst as Barcelona dhe as Reali i Madridit nuk bëjnë përjashtim.

PEREZ LAPORTA

Të dyja klubet kanë lëvizur në merkato, me katalanasit që kanë bërë më shumë zhurmë, duke afruar 5 lojtarë mes të cilëve dhe Robert Levandovskin. Për më shumë, Barça është klubi spanjoll që ka shpenzuar më shumë deri në tani në merkato, plot 108 milionë euro.

Shuma mund të shkojë në kufijtë e 200 milionëve, nëse llogarisim dhe 60 milionë për Kunde që pritet të mbyllet në çështje orësh. Edhe Reali ka lëvizur në merkato, duke afruar dy lojtarë, Antonio Rydiger, falas nga Çelsi dhe Orelië Tçuomeni për të cilin shpenzuan 80 milionë euro.

Gazeta spanjolle “AS” i ka bërë një analizë lëvizjeve në merkato që kanë bërë dy gjigantët e kampionatit, Reali dhe Barcelona në dhjetë sezonet e fundit.

Ajo që bie në sy në bilancin mes arkëtimeve dhe shpenzimeve, peshorja anon dukshëm nga shpenzimet, me dy gjigantët spanjollë që kanë një deficit prej më shumë se 800 milionë eurosh.

Reali i Madridit ka shpenzuar diçka më shumë se 1.1 miliard euro në merkato në këto 10 sezonet e fundit, ndërsa nga shitjet e bëra ka arkëtuar 908 milionë euro, me një bilanc të përgjithshëm prej minus 218.5 milionë euro.

MERKATOJA E REALIT

Sa u përket shpenzimeve që janë bërë në dekadën e fundit nga skuadra e Barcelonës, shifrat janë shumë më të mëdha se ato të Realit.

MERKATOJA E BARCELONES

Katalanasit kanë paguar rreth 1.6 miliard euro në merkato për të afruar lojtarë, me blerje të çmendura si ato të Kutinjos, Grizmanit e Dembelesë, që së bashku kanë kushtuar 395 milionë euro.

BLERJET ME TE SHTRENJTA

Barcelona ka arkëtuar nga shitjet 956 milionë euro, me katalanasit që kanë një bilanc shumë të rënduar, prej -624.4 milionë euro. Pak a shumë trefishin e rivalëve të Madridit.

BLERJET ME TE SHTRENJTA BARCA

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×