Numri 90 që Sharl de Ketelere mban mbi shpinë që nga debutimi i tij me Bryzhin është si një driblim 10-shi. Belgu është një 10-ësh në shpirt e në fakte.

Milani e do për të luajtur si i tillë dhe për të njëjtën arsye e ndjekin prej kohësh edhe Maldini e Masara. Kampionëve të Italisë u duhej një ‘shpikës’ që të luajë pas pykës dhe shumë shpejt Pioli do ta ketë. Deri më tani trajneri ka ‘sajuar’ si ka mundur, por shumë shpejt do të ketë atë që i nevojitet. De Ketelere ka bërë valixhet dhe pret të përdoret te kuqezinjtë. Ai është gati të vallëzojë mes raporteve të 4-2-3-1-shit të “Djallit”.
SHARLI NË QENDËR – De Ketelere është vetëm 21 vjeç, por pozicioni i tij në galaktikën e futbollit është i qartë. Në sezonin e fundit me Bryzhin shënoi 18 herë duke qenë kryegolashënuesi i ekipit. Në repertor ka golat, por edhe prekjen e fundit. Zbarkimet në zonat rivale janë në karakteristikat e tij gjithashtu. Duke qenë se gjatë rritjes ka luajtur në të gjitha pozicionet, me kohën ka arritur të krijojë një sens taktik të veçantë.
Ai është fantazisti, por i njeh mirë ekuilibrat, ndaj është e qartë që te Milani do të ketë si detyrë të japë pasimin vendimtar, por edhe të ndihmojë dy mesfushorët e qendrës. Minutazhi nukdo t’i mungojë. Fundja në paketën ofensive milaniste i vetmi me vendin e sigurt është Leao. Me pykën dhe njërin pres Mesiasit e Salmakersit nuk parashikohen probleme dialogu, teksa është e vështirë të imagjinosh belgun në fushë me Brahim Diazin. Ata janë alternativa e njëri-tjetrit, ndaj vështirë se do t’i shohim sëbashku në formacion.
SHUMËROLËSH- Duke pritur De Keteleren, milanistët i kazënë qymyri për Jasin Adlinë. Dyditë më parë francezi festoi goline parë me fanellën e kampionëvetë Italisë, por nuk duhet harruar asisti për rrjetën e Rebiçit. Numri i ri 7 kuqezi u aktivizua në territoret e gjahut të De Keteleres,çka mund të bëjë që të jetëpikërisht belgu që nga fantazisttë aktivizohet si anësor i djathtë. Në këtë rast do ta pësonindy punëtorë si Mesiasi dhe Salmakersi.
Përndryshe, do të ishte Pioli që mund të kalonte nëskemën 4-3-3 me Adlinë nëtreshen e mesfushës, ndërkohëqë De Ketelere do të veprontesi sulmues i djathtë, rol që e kakryer me sukses te Bryzhi. MeDe Keteleren, në fakt, në rrezikdo të ishte edhe titullariteti iZhirusë. Në Belgjikë, 21-vjeçarika luajtur shpesh si 9 fals. Origidhe Zhiru janë gati për konkurrencë, por mund të rrinë të qetëse Milanit i duhet më shumëfantazia sesa golat.
Arena e Lajmit
and then