Amet Korça është lojtari më i ri i Goricës, mbrojtësi me origjinë nga Struga që dy sezonet e fundit i kaloi në kategorinë e dytë te Dubrava, nënshkroi kontratë me klubin deri në verën e vitit 2025. Pas prezantimit ai u shpreh:

“Synimi im është të luaj sa më mirë dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin që më është dhënë. Më pëlqen energjia në klub, të gjithë janë treguar shumë mirë me mua”, tha Ameti që hapat e parë në futboll i hodhi në Amerikë, ku edhe lindi: “Babai dhe mamaja ime u larguan nga Shqipëria kur ishin të vegjël, fillimisht në Nju Jork, dhe më pas në Teksas, ku linda dhe fillova të luaja futboll që në moshën trevjeçare.

Kam ardhur në Kroaci në moshën 19-vjeçare, kam luajtur për moshat e Dinamos, më pas shkova në huazim në Dubravë dhe sezonin e kaluar u bëra edhe kapiten, kështu që mund të them se gjithçka doli siç duhej. E kam ndjekur shumë këtë ligë, ka shumë lojtarë të shpejtë dhe besoj se do të përshtatem”, përfundoi Ameti që ka qenë pjesë e ekipit Shpresa dy vite më parë.
Arena e Lajmit
and then