Tre futbollistë shqiptarë zbritën në fushë, në javën e tretë të elitës së futbollit kroat, me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit, në sfidën ndaj Sibenikut, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 2-1.

Bëhet fjalë për Mersinajn, Çokajn, dhe sulmuesin Tuci. Dy të parët ishin titullarë, teksa Tuci u hodh nga stoli në minutën e 25-të, duke zënë vendin e Ibrahim.
Në minutën e 90+10, futbollisti shqiptar, i cili është pjesë e Shpresave, gjeti rrugën e rrjetës, por VAR-i i dogji festën duke e konsideruar si të parregullt golin. Në 3 javët e para të kampionatit, Lokomotiva e shqiptarëve ka arritur të sigurojë vetëm 3 pikë.
Arena e Lajmit
and then