Vllaznia nuk ia doli që të kualifikohej në turin e tretë të Ligës së Konferencës, duke mbyllur praktikisht pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Një gjë që vërehej nga ndeshja e luajtur në Rumani, ishte edhe stadium gjigant i klubit të Universitatea Kraiovës.

Stadiumi quhet “Jon Oblemenko” dhe ka një kapacitet prej 30 mijë e 983 vendesh. Ai është ndërtuar në vitin 2017 me një kosto në atë kohë që shkoi 52 milionë euro. Në këtë stadium luan ndeshjet edhe kombëtarja rumune, ndërkohë vendi ynë ka ndërtuar një stadium, le të themi, modern, me një kapacitet prej rreth 10 mijë vendesh më pak dhe kostoja e ndërtimit ka shkuar rreth 85 milionë euro.

Arena e Lajmit
and then