Zhgënjimi në Europë, si pasqyrë e kampionatit shqiptar/ Çfarë tregon eliminimi i të gjitha skuadrave të Superiores

Eliminimi i të gjitha klubeve shqiptare në turin e dytë të Ligës së Konferencës nuk është rastësi. Nuk ndodhi as për ndonjë padrejtësi ndaj ndonjërës prej ekipeve tona. Ndodhi sepse niveli i futbollit shqiptar, është ky sot. Është pasqyra e një kampionati të varfër, e një kampionati që i luan shumicën e ndeshjeve pa tifozë dhe i klubeve që ndryshojnë trajnerët dhe lojtarët pa hesap, pa plan dhe pa asnjë keqardhje për dëmin që i shkaktojnë vetes.

tirana-partizani-laci-vllaznia

Eliminimi i tri skuadrave nga Liga e Konferencës (jo nga Champions-i dhe as nga Liga e Europës) tregoi edhe një herë se problemin e kemi në bazë dhe stadiumet me kulla apo kullat me stadiume nuk na ndihmojnë të prodhojmë më shumë talente. Shqipëria vazhdon të importojë lojtarë të dorës së katërt edhe nga vendet fqinje, kujdeset pak për të rinjtë e kampionatit të saj, ka “luksin” që më të dalluarit t’i largohen çdo vit pa përfituar asnjë kacidhe dhe krenohet që kanë përfunduar në Kategoritë e ulëta skuadra si Dinamo, Flamurtari, Elbasani, Luftëtari, Lushnja, Apolonia, Besëlidhja, Besa dhe Tomori.

rezultatet

Dhe ja ku klubet tona mbërritën në këtë pikë: flasin gjithë vitin për të marrë pjesë në Europë dhe kur shkojnë aty eliminohen kollaj fare nga skuadra mesatare të turneut të tretë për nga rëndësia që UEFA e “shpiku” dy vitemë parë. Dhe për t’i bërë gjërat të thjeshta, po u kujtojmë lexuesve se në 5 vitet e fundit skuadrat kampione të Shqipërisë kanë marrë 3 fitore, 5barazime, 15 humbje në ndeshjet që kanë luajtur në Europë(përfshi edhe ato të tureve tëtjera pasi kanë dalë jashtëChampions-it).

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×