“Kupa u mbush”/ “Lear Kurti u vra nga policë banditë të droguar”, Berisha paralajmëron protestën e fuqishme: Sot në 18:00 para Ministrisë së Brendshme!

311734926 688014169346355 6161001204058385140 N

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar se ditën e sotme do të mbahet një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhur “me dhunë”.

Berisha shkroi në Facebook se Kurti u vra nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit dhe vrasja e tij për së dyti u bë nga krimineli i tyre me uniformë Ardi Veliu.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×