Tom de Myl, një emër i panjohur edhe për ndonjë dashamirës të thekur futbolli, por shumë i afërt me Zlatan Ibrahimoviçin. Në fakt, mes tyre ka një miqësi që në vitet kur ishin pjesë e Ajaksit ku njëri kishte detyrë të shërbente e tjetri ta çonte topin në rrjetë. Dikur anësor ofensiv, prej disa vitesh ai është kthyer në ndërmjetës dhe menaxher.
Aktualisht De Myl është njëkohësisht menaxheri i Sharl de Keteleres. Gjatë kohës së bisedimeve, thuhet se i ka kërkuar Ibrës që të mbajë afër pikërisht të asistuarin e tij pasi të jetë transferuar te kuqezinjtë. Suedezi i ka premtuar përkujdesje të veçanta, çka me sa duket, ka ndihmuar në kryerjen e transferimit. Në fakt, kjo nuk do të ishte hera e parë që Ibra ndihmon përshtatjen e të rinjve te Milanit. Leao mbi të gjithë, por edhe Salmakers apo Kalulu kanë përfituar nga këshillat e 40-vjeçarit.
Arena e Lajmit
