
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në “Kjo Javë” ka folur edhe mbi abuzimet e kësaj qeverie. Ai u shpreh se ka bërë kërkesë dhe sapo të marrë përgjigje do të çojë në prokurori emrat e lidhur me kontrabandën e naftës dhe abuzimet e punët publike.
“Po pres që zyrtarisht të marr përgjigje nga institucionet shtetërore, IKMT dhe Kryeministrit.
Kur të mësojmë emrat do i çojmë në prokurori si për naftën dhe vjedhje e abuzimet me punët publike. PD grupi parlamentar kishte aferën me Rinasin. Ka pafundësisht abuzime e nuk mund të rrihet.
Shkon çmimi i energjisë në stratosferë PD ka kallëzime penale. Ndërkohë që vidhet në një anë rritet çmimi që qytetarët të paguajnë vjedhjet e qeverisë. Ta ndajnë si plaçkë Shqipërinë e të blejnë edhe mediat që të thonë ai që proteston është i keqi”, tha Salianji.
Arena e Lajmit