Napoli po mundohet të shesë Petanjën te Monza dhe me paratë e fituara do të tentojë të afrojë Xhovani Simeonen, madje me Veronën mund të thuhet se bisedimet janë në fazë të avancuar.
Emri tjetër për të përforcuar ekipin e Spaletit është ai i Xhakomo Raspadorit. Para të freskëta mund të vijnë ndërkohë nga shitja e Piotr Zielinskit tek Uest Hemi, ndërsa të ardhurat e këtij operacioni do të investohen për të rrëmbyer Lo Selson nga Totenhemi.
Në fakt, Napolit i duhet edhe një portier dhe De Laurentis prej ditësh ndjek Kepën që te Çelsi është shndërruar në një rezervë të Mendisë. Spanjolli është dëshira e madhe, por në Napoli mund të përfundojë Neto i Barcelonës sepse është më i prirur për të diskutuar formacionin. Kepa, në fakt, do të vinte me pretendimin për të qenë titullar, çka mund të cenonte rinovimin që klubi jugor sapo ka kryer me Meretin i cili është edhe titullari i parapërcaktuar.
Arena e Lajmit
