
Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, pedagogët Enkeleda Olldashi dhe Lush Susaj folën për protestën e zhvilluar në këtë fillim të vitit të ri akademik.
Gjatë bisedës në studio, pedagogia Enkeleda Olldashi bëri me dije se pedagogët nuk do të tërhiqen nga protesta, pasi sot po protestohet për mbrojtjen e Universitetit.
Nga ana e tij, pedagogu Lushaj Susaj tha se protesta e pedagogëve është protesta më e drejtë që bëhet për dinjitet.
Pjesë nga intervista në studio:
Enkeleda Olldashi: Kam dëgjuar se pedagogët nuk duhet të ishin në protestë, por në auditor. Më është dashur të hyj për t’i thënë studentëve që unë jam në këtë protestë. Kjo ka qenë një javë e pazakontë për të gjithë ne. Pata një ngasje shumë të madhe akademike. nëse studentët e mi nuk do jenë nesër juristë kurajozë, nuk do të kërkojnë të drejtat e tyre, nuk kanë se si të mbrojnë të drejtat e tyre, pra unë isha në këtë dilemë të madhe.
Lush Susaj: Ditët e protestës kanë qenë dhe janë sinjali më i mirë, ditët më të bardha që ka përjetuar Shqipëria pas protestës studentore. Është e frikshme heshtja kur punët nuk shkojnë mirë. Unë jap tre lëndë. Kjo nuk është protestë për 30 % e lekëve, sepse duan ta vulgarizojnë. Jam i sigurt që asnjë anëtar i qeverisë nuk ka nivelin e asnjërit nga ata profesorë që protestojnë. Ne po protestojmë për arsimin shqiptar, por protestojmë mos të na ikin studentë, profesorë. Me gjithë këtë shantazh e përçarje, përveç ikje së studentëve do të ikin edhe pedagogë. Unë jam specialist i nivelit të lartë dhe nuk e kaloj dot muajin. Ne vërtetë protestojmë për pagën, sepse paga është dinjitet, por 7 % nuk është as niveli i inflacionit…Ka nga ata pedagogë që nuk vinë në protestë sepse fusin duart në xhepat e studentëve apo vende të tjera?
Kërcënime për pedagogët?
Enkeleda Olldashi: Koha e punës së profesorit është reduktuar. Të mbash studentë në godinë duhet të kesh dhe profesorë, por sa kohë që legjitimohen nga kryeministri , se mund të bëjë punë të dy të tretë, atëherë nëse koha nuk shfrytëzohet për punë parësore atëherë shndërrohet mësimdhënës. E gjithë kjo gjë që ne kemi ngritur, a do ta ndryshojë universitetin tonë!? Kjo është një pyetje shumë e madhe. Kemi filluar të hartojmë një tog fjalës që duam ta konsiderojmë Lëvizja Universitare, sepse nuk mbaron tek realizimi i ose jo i këtyre pikave. Ne kemi bërë disa profesorë të flasin, të ndihen lirë, kemi bërë të flitet për çështje të Universitetit që më parë nuk është folur.
Lush Susaj: Ne për fat të keq, nuk jemi marrë shumë me shkaqet. Ka pedagogë dinjitoz që qëndrojnë në pagën e tyre. Ka pedagogë të tjerë që kanë shkuar aty me dorën e zezë të partisë dhe falë shkatërrimit që i janë bërë universitetit nga nepotizmi dhe korrupsioni. Sindikata dhe ata që po reagojnë janë faqja e bardhë e Shqipërisë. Tani, ka pedagogë që i ndotin duart dhe fusin duart tek xhepi i studentit.
Arena e Lajmit