“Sa herë Ardi Veliu është në krye, manipulohen ngjarjet”, Salianji për rastin e Lear Kurtit: Brutaliteti i policisë, solli sërish vdekje

Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në “Kjo javë” në News24 ka folur mes të tjerash edhe mbi Lear Kurtit, të riut që humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar nga policia në komisariatin numër 3 të kryeqytetit.

Salianji u shpreh se sa herë që Ardi Veliu është në krye të institucioneve policore, manipulohen ngjarje.

“Është e disata herë që për shkak të brutalitetit të policisë ndodhin vdekje. Në rastin e Klodian Rashës u tentua të manipulohej ngjarja, doli deklaratë policia që tha është gjetur armë edhe sot nuk është përgënjeshtrua.

Sa herë Ardi Veliu është në krye manipulohen ngjarjet. Duhet të ishin në burg por drejtojnë institucionet e rëndësishme.

Një njeri që ecën me vrap 200 metra e ka më kollaj ta gëlltisë apo ta hedhë drogën? Pse nuk u shoqërua në spital por u mbajt në komisariat. Pse Autoriteti i mbikëqyrjes thotë iku në spital i gjallë e Trauma thotë erdhi i vdekur. Rama thotë hienat duan kalbësirë. Si mund ti thuash kalbësirë një njeriu që e ke çuar në botën tjetër kalbësirë?

E panë qytetarët ç’ndodhi kur u mor jeta një afro amerikani në Amerikë, i vunë zjarrin me protesta. kudo ku ka ngjarje të tilla ndodh. Ky do ti kalojë duke u marrë me gjëra të vogla e meskine”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×