Shpërthen Levandovski: Bajerni për mua ka thënë tra***! Mes meje dhe Halandit…

Edhe pse u largua zyrtarisht nga Bajerni i Mynihut në drejtim të Barcelonës, ka sërish tension mes bavarezëve dhe Robert Levandovskit. Gjatë një interviste në mikrofonat e “ESPN”, sulmuesi polak ka treguar arsyet e largimit pas 8 sezoneve nga Bavaria:

LEVANDOVVSKI 1

“Jam detyruar që të pranoja gjithçka edhe nëse bëheshin fjalë për tra*** dhe kjo ishte arsyeja që e kisha shumë të vështirë për t’ua shpjeguar tifozëve largimin tim.

Pikërisht për këtë gjë është e pabesueshme që ata më kanë mbështetur deri në fund. Problemi nuk ishte që Bajerni donte të merrte Halandin, nuk kam pasur asnjë problem me të.

Nuk dua të hyj në detaje se çfarë ka ndodhur, por ajo që mund të them është se disa persona më kanë thënë të vërtetën dhe për mua personat e qartë dhe të drejtpërdrejtë janë të rëndësishëm gjithmonë.”, përfundoi Levandovski.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×