U diagnostikua me tumor malinj/ Çfarë do të ndodhë me sulmuesin e Dortmundit

Lajme të këqija në Dortmund! Sebastian Haller u diagnostikuar me tumor malinj dhe do të mungojë disa muaj. Këtë e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi. 3 ditë pas operacionit për heqjen e tumorit në testikuj, sulmuesi i sapoblerë, duhet të nisë një cikël të vështirë kurimi.

haler

Analizat konfirmuan frikën e të gjithëve, tumori i lojtarit është malinj dhe ai duhet të fillojë menjëherë kimioterapinë. Sipas klubit gjerman, natyra agresive e sëmundjes do ta detyrojë lojtarin të qëndrojë shumë muaj larg fushave ndërsa ai do të marrë kurimin më të mirë të mundshëm.

Siç dihet, tumoret malinje janë kancerogjene dhe të përhapshme, ndryshe nga ata të natyrës beninje që, sigurisht, janë më lehtë të menaxhueshëm. Futbollisti pritet të mungojë 3 deri në 4 muaj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×