Bajerni ka bërë një merkato të vrullshme, por ajo ende nuk ka përfunduar. Një nga emrat më të përfolur në Mynih është ai i mesfushorit të Lajpcigut, Konrad Lajmer. Deri më tani Bajerni ka bërë disa oferta për të, por ka hasur në kundërshtinë e fortë të Lajpcigut. Madje gjakrat janë nxehur jo pak në javët e fundit.
Në këto kushte, klubi bavarez po kërkon në merkato për alternativa të tjera. Sipas asaj çfarë raportojnë mediat spanjolle dhe ato gjermane, trajneri i Bajernit duket i lumtur nëse klubi do t’i ofronte mesfushorin e Barcelonës, Frenki de Jong.
Trajneri i bavarezëve ka dalë si një tifoz i De Jong në të kaluarën dhe e ka përshkruar këtë “lojtar shumë të mirë dhe interesant”. De Jong do të ishte një alternativë ideale për Konrad Lajmer, transferimi i të cilit aktualisht është jashtëzakonisht i vështirë.
Arena e Lajmit
