“Do rikthejmë pluralizmin në këshillat bashkiakë”, Meta: 14 Maji, dita e dërrmimit të regjimit! Do jemi zëri i qytetarëve në zbatimin e llogaridhënies

311776235 667787478049824 2008170659412705424 N

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se 14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se Partia e Lirisë do garantojë rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë dhe do të jetë zëri i qytetarëve në kërkimin e llogaridhënies.

Postimi i plotë:

14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×