Murinjo nuk kërkon të ndalet në merkato, Roma shumë pranë dy transferimeve të bujshme

Zhoze Murinjo e ka marrë seriozisht sezonin e ri pa filluar akoma, duke menduar të ngrejë një skuadër që të luftojë për titullin kampion në Itali. Pas disa transferimeve, portugezi kërkon dhe dy transferime të tjera të bujshme.

ZANIOLO ROMA

I pari është Xheorxhinio Vajnaldum. Mesfushori holandez nuk po kalon një periudhë të mirë me PSG-në, i cili pas vetëm një sezoni është nxjerrë në shitje nga klubi. Verdhekuqtë prej kohësh ndjekin me interes pistën e tij.

Gjithsesi duket pak e vështirë për të arritur te holandezi, pasi pengesë bëhet paga që ai merr te klubi francez. Kështu Roma ka bërë kërkesë për huazim, ku rrogën e tij ta ndajnë 50 me 50.

VAJNALDUM

I dyti në listën e Murinjos është sulmuesi i kombëtares italiane, Andrea Beloti. 28-vjeçari mbylli aventurën e tij me Torinon këtë verë dhe momentalisht është pa skuadër. Klubi nga kryeqyteti ka nisur kontaktet me të dhe siç theksojnë mediat italiane, çdo gjë deri tani ka shkuar në rrugën e duhur.

beloti

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×