Nuk ka vend për Ronaldon te Bajerni, deklarata e Kahnit i mbyll “derën” përfundimisht portugezit

Kristiano Ronaldo te Bajerni është një nga zërat që ka bërë më shumë bujë këtë merkato vere. Siç theksojnë mediat e huaja, portugezi është përpjekur prej kohësh që të kontaktojë me kampionët e Gjermanisë, por deklaratat e dhëna nga drejtorët sportivë kanë treguar se ai nuk është në interesin e bavarezëve.

kahn ronaldo

Në një intervistë të fundit për “Bild”, Oliver Kahn duket se i ka mbyllur “derën” përfundimisht portugezit, duke theksuar se Bajerni nuk ka nevojë për asnjë sulmues.

“Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër… Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, ishin fjalët e Kahn, duke lënë të kuptohet që Bajerni nuk do tentojë asnjë sulmues këtë verë, përfshirë dhe Ronaldon.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×