Paketa fiskale/ “Janë dhjetëfishuar gjobat”, avokati Laçej: Nuk i afrohet BE-së! S’është njësoj të prodhosh për nivel global me të njëjtat kosto që përballet një prodhues i vogël!

454587878

Në emisionin “Open” në News24 avokati Sajmir Laçej foli për paketën e re fiskale. Ai u shpreh se masa e propozuar nuk i afrohet aspak kushteve të BE.

Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë, Petraq Milo tha se paketa fiskale e propozuar nuk adreson aspak problemin dhe ka për qëllim vetëm përforcimin e gjobave.

Eksperti i Ekonomisë, Petraq Milo: Adreson problemin paketa fiskale, absolutisht jo, Pra nuk kemi një politikë diçka të rekomanduar nga FMN. Ne vazhdojmë të adresojmë probleme të performancës. Në vend të merremi me forcimin e administrimit fiskal ne dhjetëfishojmë gjobat. Evazioni e shton akoma ë shumë këtë paketë. Kur bizneset nuk trajtohen në mënyrë të barabartë, fillon edhe problemi.

Avokat Sajmir Laçej: Nëse do flisja si avokat do merresha me vetëm me anën juridike, niveli i diferencuar akcizë është më shumë se prej 15 vitesh në fuqi dhe ndryshon papritur. Kjo lloj mase nëse i qëndrojmë propozimit bëhet për të përafruar me BE, por do konfirmoja se kjo nuk është e vërtetë. Në shumë vende ka filluar një traditë e re për festën e birrës. Nuk është njësoj si të prodhosh për nivel global, me të njëjtat kosto që duhet të përballet një prodhues i vogël. Nëse flasim për arsye që lidhen me nivelin e rritjes së të ardhurave, është rreth 2.3 mn dollarë që është shumë i ulët dhe nuk e justifikon këtë masë. Thuhet se do hiqet diferencimi që përfitohet nga prodhuesit vendas, por edhe importuesit kudo që të jenë mund të importojnë me të njëjtin nivel akcize.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×