Pr.ligji i qeverisë për akcizën e birrës, Pinguli: Do rrisë evazionin, shkatërron prodhimin vendas

454587878

Stefan Pinguli, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” për nismën e qeverisë për taksat e reja ndaj biznesit dhe konkretisht për projekt ligjin për rritjen e akcizës së birrës.

Ai tha se përmes kësaj pakete do të krijohet evazion fiskal, ndërsa shtoi se ka shumë probleme dhe penalizon prodhimin vendas.

Stefan Pinguli: Rritja e taksave e përqendron të gjithë bizneset si të mbrohen dhe mbijetojnë, ashpërsia e luftës do të jetë goxha më e madhe, dhe s’do bëjmë gjë tjetër vetëm do rrisim evazionin fiskal. Ne pritëm në paktën fiskale disa muaj më parë, edhe si shoqata e birrës dhe prodhues të mëdhenj, për disa lehtësira.

Kjo paketë fiskale, ka kaq shumë probleme, sa mendoj se është menduar thjeshtë për rritje buxheti dhe është larguar linjës së prodhimit vendas që është në këmbë jo shumë të forta për të përballuar hapjen e fortë të hyrjes së prodhimit të jashtëm. Në këtë moment jemi në një krizë të madhe financiare, me disa pole.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×