Projekt buxheti 2023, Teliti: Për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do të japë 116 mln euro, tre here më pak fonde për 65 mijë familje me ndihmë ekonomike

Teliti

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorjan Telitit, nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se qeveria vitin e ardhshëm do të japë 116 milionë lekë për financimin e PPP-ve.

Teliti ka thënë gjithashtu se për sa i përket ndihmës ekonomike për familjet qeveria do të japë tre herë më pakë fonde.

“Projekt-Buxheti 2023:
🔸Për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do të japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm.
📌Për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do të japë tre herë më pak fonde në total.
🆘Në Shqipërinë tonë, po pate ndonjë PPP, paratë i marr kokërr më kokërr, edhe po të jesh në arrati madje, ndërkohë që po të jesh i varfër, i papunë dhe të mos kesh mundësi të vendosësh as bukë të thatë në tavolinë për fëmijët…të harrojnë 4 vjet e të kujtojnë vec 4 javë përpara zgjedhjeve 🗳”, shkruan Teliti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook