
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, eksperti i ekonomisë Pano Soko, foli për taksat e reja për biznesin, dhe më konkretisht për rritjen e akcizës së birrës.
Ai tha se kjo paketë nuk bëhet për të përfituar shteti, por për të fituar miqtë e kryeministrit Ed Rama, duke iu referuar atyre të rajonit.
Pano Soko: Është më keq, jo vetëm grumbullim parash. Ky me këtë paketë dhe këto specifika, po futet në garën e biznesit, në garën e ndershme, qartazi një politikë klienteliste që nuk bëhet për të fituar shteti.
E di pse bëhet? Për të prishur garën. Për t’i dhënë përparësi importit që ndoshta klasifikohen njerëz që janë afër kryeministrit, jo shqiptar. Bëhet për të favorizuar marka birrash që vijnë nga rajoni, për shkak atë lidhjeve miqësore që ai ka. Kjo paketë fiskale shkon për shtat atyre. Kjo është pasoja.
Unë shoh tregun, se nuk është se këtu ka një hapësirë fiskale, është 2 mln euro, janë të papërfillshme për shtetin, por ndikon shumë në garë. Është paketë qokash. Ligji për gjobat pastaj vjen për fushatë. Pengmarrja që i bëhet biznesit. Paketë elektorale, qokash, këtë dimension ka, jo atë ekonomik.