VIDEO/ Haland e nis në mënyrën më të keqe në Angli, humbet rastin e artë me portën e boshatisur kundër Liverpulit

Liverpuli triumfoi përballë Mançester Sitit për të siguruar trofeun e Superkupës të Anglisë, siç njihet ndryshe edhe “FA Community Shield”. Klop mundi Guardiolën me shifrat 3-1, por ajo që mori një vëmendje të madhe ishte rasti i Haland në minutën e fundit të takimit, me portën që ishte thuajse  e boshatisur.

haland

Pas një tentative në zonën e Liverpul, Adrian priti goditjen që erdhi drejt tij, ndërsa topi shkoi në këmbët e Haland, i cili me portierin të shtrirë në tokë dhe portën e boshatisur, goditi në traversë me sferën që më pas përfundoi jashtë.

Nuk mungoi sulmi nga fansat drejt norvegjezit në rrjetet sociale, ku të shumtë theksonin se Nunjez ishte blerja e duhur në këtë merkato dhe jo Haland, me uruguaianin që u bë protagonist në këtë sfidë me golin që vulosi takimin.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×