FOTOT/ Jeta luksoze e të dyshuarit për vrasjen e Edmond Papës, Albano Velo me armë dhe makina luksoze në mes të Tiranës

Velo 4

Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar si organizator dhe vrarës të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, më 16 dhjetor të vitit 2022.

Ditën e sotme është bërë e ditur se Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra por me banim në Tiranë, është arrestuar më 31-dhjetor në Rinas, ndërsa kthehej nga Franca, shtet në të cilin kishte ikur katër ditë pas ekzekutimit të Papës.

Sipas informacioneve zyrtare, Velo dhe bashkëpunëtori i tij, i shpallur në kërkim, prej disa ditësh kishin ndjekur dhe vëzhguar Papën, deri ditën e vrasjes, kur ky i fundit kishte udhëtuar me nënën e tij nga Saranda drejt Tiranës, teksa më pas u vra me 9 plumba në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku”.

Ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×