VIDEO/ Anglia është Kampione e Europës! Mund Gjermaninë në shtesë në finalen për femra

Kombëtarja e Anglisë është Kampione e Europës në futboll për femra. Skuadra britanike, pritëse e turneut të këtij sezoni, ka triumfuar në finale duke mundur Gjermaninë në kohët shtesë, pas një sfide elektrizuese me një numër rekord prej 87192 personash të pranishëm në “Uembli”.

zxczxc

Sfida në fakt filloi me një goditje të rëndë për Gjermaninë, pasi sulmuesja e saj kryesore, Pap, u dëmtua në nxehmje dhe nuk mundi të zbriste në fushë. Skuadrat kishin raste për të shënuar, por pjesa e parë u mbyll pa gola, E dyta nisi shpejt me golin e Anglisë me Tun, që dha besimin se britaniket mund të triumfonin më në fund në shtëpinë e tyre. Por Magull shënoi në minutën e 79 dhe bëri që sfida të shkonte në shtesa.

Kur regjistrohej minuta e 110, ishte Kelli e cila gjeti devijimin e duhur pas një goditje nga këndi, për t’i dhënë avantazhin Anglisë, me golin e 2-1 që rezistoi deri në fund të sfidës dhe i siguroi trofeun britanikeve.

VIDEOT E GOLAVE
GOLI I TUN

GOLI I MAGULL

GOLI I KELLI

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×