VIDEO/ Përleshje në ndeshjen për bamirësi mes klubit të Serisë A dhe Adana të Montelës. Ndërhyn policia

Një miniturne mes Salernitanës, Rexhianës dhe Adana Demirspor, ka dhuruar skena të pazakonta, edhe pse bëhej fjalë për një aktivitet i cili kishte si qëllim testimin e lojtarëve por edhe bamirësinë pasi të ardhurat do të shkonin për spitalin rajonal. Në ndeshjen 45-minutëshe mes Salernitanës dhe Adana Demirspor, fundi ka qenë i pazakontë, pasi sfida është mbyllur me një zënkë masive që ka detyruar edhe policinë të ndërhyjë.

salernitana-adana-rissa-1200x675

Kur shifrat shkuan 3-1 për skuadrën turke, një futbollist i saj shtyu Bultam dhe aty nisi një përplasje e vogël, e  cila më pas përfshiu lojtarët e të dy skuadrave dhe pjesëtarët e pankinave. Meqë situata nuk po qetësohej, u desh ndërhyrja e policisë që të vendosej rendi, duke ndarë lojtarët e dy ekipeve, ndërsa gjyqtari i tregoi kartonin e kuq dy lojtarëve nga secila skuadër.

Kështu, ekipet vazhduan pak minuta e mbetura me nga 9 lojtarë, duke mbyllur në mënyrë të çuditshme këtë aktivitet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×