Real Madrid i është kthyer sukseseve në edicionin e kaluar dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe një treshë e jashtëzakonshme që ka formuar prej vitesh në mesfushë me Kasemiro, Luka Modriç dhe Toni Kros. Ndonëse në vitet e fundit kontributi i më të rinjve për t’i dhënë frymëmarrje është shtuar, për të gjithë është e qartë se për sa kohë kjo treshe funksionon, Reali do të jetë kërcënues.

Vetë trajneri Karlo Ançeloti ka treguar pas ndeshjes miqësore ndaj Juventusit, një nofkë të veçantë që u ka vënë këtyre tre lojtarëve për repartin që formojnë në lojën e Real Madrid.
“Unë mesfushën e krijuar prej këtyre tre e quaj ‘trekëndëshi i Bermundeve’. Kjo, për shkak se në atë zonë, topi zhduket gjithmonë”, tha duke qeshur Ançeloti rreth tre lojtarëve të tij.
Arena e Lajmit
and then