FOTO/ Kastrioti “peshkon” dy të rinj, zbulohen firmat e radhës

Kastrioti po mendon të ngrejë një skuadër të fortë sezonin e ardhshëm, ku të ketë mundësinë të luftojë më shumë sesa vetëm mbijetesa. Së fundmi krutanët kanë kryer dhe dy lëvizje të tjera këtë merkato.

KASTRIOTI

I pari është mbrojtësi 18-vjeçar, Brajan Selmani, i cili ishte pjesë e Akademisë së Futbollit. Gjithashtu ai është aktivizuar dhe te të rinjtë e Teutës e Laçit.

brajan selmani

Lojtari tjetër i afruar nga krutanët është sulmuesi 21-vjeçar, Franc Marinaj. Ai është produkt i Dinamos, ndërsa ka luajtur dhe për NK Jarun të Zagrebit, por dhe me Partizanin në Shqipëri.

franc marinaj

DEKLARAT E KLUBIT:

KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues. Ndonëse i ri në moshë, 18 vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21. Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21 vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri. KS Kastrioti i’u uron mirseardhjen të dy lojtarëve, dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën tonë. #Mirësevjen #BrajanSelmani #FrancMarinaj

 

View this post on Instagram

A post shared by Kastrioti Football Club (@kskastrioti.al)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×