Plagoset me kapsollë një fëmije 9 vjeç në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se i mituri ka pësuar dëmtime në fytyrë nga plasja e kapsollave dhe është marrë nga autoambulanca dhe po dërgohet në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Markatomaj, shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime të lehta në fytyrë (skuqje).
Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen.