
Shkrimtari Agron Tufa e ka konsideruar ligjin e miratuar në Kuvend për hapjen e dosjeve, propagandë e qeverisë. Ai u shpreh se gjithçka nisi nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tufa tha se prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.
Sipas tij, e gjithë skema u bë për të goditur Metën për interesa politike, ndërkohë që I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.
“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi. Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa.
Arena e Lajmit
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then