“Divorci” mes Zherard Pike dhe këngëtares Shakira, për momentin është i ndalur në aspektin e burokracive si pasojë e fakti se çifti nuk ka rënë dakord mbi ku do të jetojnë fëmijët. Çështja mund të përfundojë në gjykatë dhe aty Shakira rrezikon të humbasë për shkak të problemeve të saj me shtetin spanjoll.

Zyra e Tatimeve dhe Taksave në Spanjë ka hedhur në gjyq këngëtaren kolumbiane, duke e akuzuar se ka përdorur llogari bankare të 15 kompanive të ndryshme në parajsa fiskale, për të bërë evazion duke mos deklaruar të ardhurat e paguar taksa për to edhe pse ishte rezidente në Spanjë. Hetuesit kanë zbuluar shuma të mëdha që kanë kaluar në llogaritë e këngëtares nga këto kompani duke evituar pagimin e detyrimeve ndaj shtetit.
Në total, përllogaritet mosdeklarim pasurie për rreth 14,5 milionë euro. Për këtë, kërkohet dënim me burg për 8 vite për këngëtaren kolumbiane e cila vazhdon të deklarojë se është e pafajshëm dhe se nuk është rezidente në Spanjë, ndonëse ka jetuar përkrah Pike prej rreth 10 vitesh në Barcelonë.
Nëse Shakira shpallet fajtore, duhet të pranojë dënimin me burg, ose ta konvertojë atë në një gjobë prej 24 milionë eurosh. Por gjithsesi, duke u vërtetuar si një shkelëse e ligjeve, ajo rrezikon të mos ketë më avantazhin në gjykatë në kërkesën që fëmijët të jetojnë me të. Një “asist” për Pike i cili mund ta shtyjë tashmë ish-partneren e tij të ndryshojë kushtet e akordit që ajo i kishte propozuar vetëm që Milan dhe Sasha të transferoheshin me të në SHBA.
Arena e Lajmit
and then