Parisi arriti të fitonte Superkupën e Francës teksa mbrëmjen e djeshme mposhti skuadrën e Nantes me rezultatin 4-0.
Braziliani Nejmar ishte protagonist i sfidës me dy gola të shënuar, por surpriza e vërtetë erdhi në përfundim të takimit në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve, ku Nejmar vendosi që të ishe ai i cili do ti dorëzonte ato tek shokët e skuadrës.
Veprimi i tij shkaktoi një situatë humori tek lojtarët e tjerë të PSG-së, me Mesin dhe të tjerët të cilët e kaluan me një të qeshur këtë gjest të brazilianit i cili duket se po përpiqet të rifitojë pëlqimin e grupit pas zërave të javëve të fundit për një largim të mundshëm.
😂 @neymarjr distribue les bons points et les médailles aux joueurs du @PSG_inside ! #PSGFCN #TDC2022 pic.twitter.com/EBA1ayfqAl
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) July 31, 2022
Arena e Lajmit
