PSG ka festuar sot trofeun e parë nën drejtimin e Kristof Galtie. Kampionët në fuqi të Francës kanë fituar me një fitore 4-0 Superkupën përballë Nantës, në një ndeshje të dominuar plotësisht prej tyre.

Serinë e golave e hapi Mesi, me një aksion që kujtonte “Pleshtin” e kohëve të vjetra pasi dribloi edhe portierin para se të çonte topin në rrjetë. Shifrat u dyfishuan në fundin e pjesës së parë me Nejmar i cili ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi.
Por goli më i bukur i mbrëmjes u shënua nga Serxhio Ramos pas zhvillimit të një goditje këndi. Mbrojtësi spanjoll ishte me shpinë nga porta dhe çoi topin në rrjetë me një gjuajtje me thembër. Në fund, goli i Nejmar me penallti, vulosi suksesin 4-0 që i dha Superkupën PSG-së.
VIDEOT E GOLAVE
GOLI I MESI
GOLI I NEJMAR
GOLI I SERXHIO RAMOS
GOLI I NEJMAR
Arena e Lajmit
and then