Ekonomia dhe politika për 2023-shin, Burimi: Borxhi publik është kërcënues. Në zgjedhjet lokale opozita është më e fortë, grupi fraksionist shpreson…

Burimi

Në rubrikën “Opinion” në News24 u diskutua për situatën ekonomike të vitit që lamë pas, parashikimin për 2023, paketat fiskale dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj 2023, analisti Genc Burimi, u shpreh se opozita është më mirë nga ana e mobilizimit, krahasuar me periudhën para Sali Berishës në krye të PD. Ndërsa grupin Alibeaj-Bardhi e ka quajtur si fraksionist që shpreson se do të jenë e ardhmja dhe të preferuarit e amerikanëve

“E shoh opozitën më mirë nga ana e mobilizimit në krahasim me periudhën para Berishës. Me Bashën ishin në letargji. Nga ana tjetër janë dhe të dobësuar. Ai grupi fraksionist i Alibeaj-Bardhi i mjafton një sasi votash. Nuk është çështja vetëm te vula e Berishës. Amerika nuk e do më Berishën dhe Metën, por as Ramën. Ndaj grupi fraksionist mendojnë se do jenë e ardhmja. E kuptoj shpresën e tyre, kanë të drejtë ata. Nëse ka një krizë politike dhe SPAK ndërhyn dhe nëse shtohet lufta në Ukrainë, do ketë presion. Shqipëria ka të ardhura nga jashtë.”

Për ekonominë, Burimi tha se do të jetë e gjunjëzuar nga borxhi publik dhe rritja e inflacionit.

“Shqipëria u karakterizua nga rritja e inflacionit dhe nga dobësitë e rritjes fiskale. Ndonëse qeveria mendohet se ka arkëtuar 400-500 milionë euro më shumë, rritja e çmimeve i ka shërbyer qeverisë. Por kjo nuk mjafton pasi më shumë para janë marrë borxh. 2023 do jetë më i vështirë. Do u jap një imazh. Kërcënimi madhor është pikërisht problemi i shpërthimit të borxhit. Borxhi është, edhe kur e merr me një % të caktuar, u mor me 3.5% të interesave. Ky borxh u mor për të larë një borxh të mëparshëm. Pra qeveria është e detyruar të marrë borxh për të larë borxhet. Bankat kanë filluar të rrisin interesat. Nga 2.6% që ka qenë, tani ka shkuar në 6%. Ky është rreziku për shtetin por edhe për individët, për ata që kanë barrë borxhe në banka. Franca p.sh. ka qenë më e matur, pasi ka një tavan. Në Shqipëri nuk ka. Problemi i madh i borxhit do jetë në nivelin shtetëror dhe atë individual. Është një situatë mes zjarrit që është inflacioni dhe ngricë që është stopimi i zjarrit që frenon rritjen ekonomike. Pyetja që të gjithë ekonomistët bëjnë, është a kemi rritur pikën e inflacionit? Inflacioni ka rënë, në Francë po. Zjarri ka arritur majën? Apo zjarri nuk e ka arritur ende majën? Në nëntor-dhjetor ka rënë inflacioni, krahasuar më shtatorin. Në shkurt, Banka Evropiane do zhvillojë takimin e radhës.”

Ndërsa në lidhje me paketat fiskale të qeverisë, Burimi u shpreh se nuk kanë peshë për qytetarët, pasi ishte e papërfillshme dhe ishte e planifikuar më parë, pra nuk ka lidhje me inflacionin.

“Ndihma ishte, por kjo ndihmë ka dy kritika. Një, që është e vogël e papërfillshme. Së dyti, nuk është bërë për inflacionin, por ishte parashikuar më parë. Ai mund të bëjë ndryshe. Ka disa mënyra për ta frenuar, ngrirja e normës së interesit, së dyti është të mos rriten rrogat dhe pensionet, në këtë rast ka një paketë ndihme përtej rrogave dhe pensioneve. Spanja p.sh. ka vendosur sot të mos merren TVSH në disa produkte kryesore. Në Shqipëri, as mish as peshk. E kishte parashikuar Rama. Ishte një rritje e detyrueshme për rrogat. Kjo ishte maestro e Ramës që u shit si një paketë ndihme. Borxhi publik matet me GDP, s’mund të këtë borxh më të madh se 60%. Shqipëria sot e ka borxhin publik mbi 70%, o do vazhdojë të marrë borxh ose s’do japë ndihmë sociale. Rama nuk krijoi rezerva. Mesa di unë do bëj teatër, rrugë, portin. Por një minutë, këto nuk janë urgjencë. Ato pak rezerva që kishim, këta i prishën. Shpresoj që e ardhmja e Ramës të mos jetë rritja e taksave. Për 6 muaj nuk e bën ai se janë zgjedhjet lokale. Në qershor mund të ndodhë.”

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×