Leva hidhet në sulm: Bajerni, sa shumë gënjeshtra! Në Mynih duan të bëjnë…

Robert Levandovski nuk e ka pasur aspak të lehtë largimin nga Bajerni i Mynihut dhe transferimin në Spanjë te Barcelona. Largimi i tij nga Bavaria është shoqëruar me shumë polemika, që vijojnë edhe tani. Bajerni bëri gjithçka për të penguar transferimin e tij në “Camp Nou”, teksa akuzat në adresë të tij nuk reshtin nga drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

LEVANDOVVSKI

Por Levandovski ka reaguar nëpërmjet një interviste të dhënë për “ESPN”, duke akuzuar Bajernin se po bën politikë me largimin e polakut. Levandovski ka hedhur poshtë kategorikisht lajmet se largimi i tij nga Bajerni lidhej me një afrim të mundshëm të Erling Halandit në Mynih. Gjë që nuk rezultoi e vërtetë më vonë, me norvegjezin e Dortmundit që iu bashkua Mançester Sitit.

“Vendimi për t’u larguar nuk ka të bëjë aspak me diçka të tillë. Disa njerëz nuk kanë thënë të vërtetën për mua dhe kjo shkaktoi probleme. Kishte shumë arsye që çuan në largimin tim. Kur e pashë se kishte gjëra që nuk shkonin mendova se ishte koha të largohesha nga Bajerni”, ka sqaruar ai. Më pas Levandovski ka hequr “dorezat” dhe ka folur hapur. “Gjithçka ndodhi në javët e fundit, ishte më shumë politikë.

Klubi i Bajernit u përpoq të gjente argumentet për të më shitur në një klub tjetër. Ndoshta unë dhe fansat duhet ta pranonim këtë, edhe pse janë thënë shumë marrëzi dhe shumë gënjeshtra për mua”, tha sulmuesi i Barcelonës. Megjithatë, ai ka hequr fajin nga skuadra dhe stafi, me të cilët pretendon se ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e mi, me ekipin teknik, me trajnerin… Do të më mungojnë. Nuk ishim vetëm miq në fushë, por edhe diçka më shumë”, shpjegoi ai. Me Bajernin një kapitull të mbyllur, Levandovski tashmë dëshiron të fokusohet te skuadra e tij e re.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – Arena e Lajmit


Leva hidhet në sulm: Bajerni, sa shumë gënjeshtra! Në Mynih duan të bëjnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook