
Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ndërsa policia njofton se po vijon puna për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.