Shehaj: Shërbimet nga koncesionet, shumë të shtrenjta! Jepen para dhe mjekët i adresojnë pacientët drejt privatit

Shehaj

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka folur për koncencionet e Ministrisë së Shëndetësisë për laboratorët dhe respiratorët.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë në Syri Tv se kemi një shërbim që e blejmë te një koncensionar dhe ky koncensionar nuk ka bërë ndonjë investim.

Gjithashtu sipas Shehaj, problemi më i madh është që e para e blejmë shumë shtrenjtë si shërbim dhe më e keqja se mbarohet shumë shpejtë fondi limit, siç ishte rasti i analizave.

“Sot pashë normat e fitimit që kishin zakonisht këto kompanitë koncensionare dhe për të bërë një krahasim, norma e fitimit është diku te 19% koncesioni i laboratorëve, koncesioni i mbetjeve norma e fitimi te 31% gjatë vitit 2020 pra kanë norma shumë të larta fitimi krahasuar me tregun.
Kemi një shërbim që e blejmë te një koncensionar dhe ky koncensionar nuk ka bërë ndonjë investim.
Problemi më i madh është që e para e blejmë shumë shtrenjtë si shërbim dhe më e keqja se mbarohet shumë shpejtë fondi limit, siç ishte rasti i analizave.
Situata ishte shumë dramatike pasi mjekët i kanë adresuar pacientët te privati sepse shteti i ka mbaruar fondin për analizat.
Mos harrojmë që janë larguar nja 700 mijë shqiptarë dhe ne kemi paguar edhe për analiza që nuk janë kryer. Pas Covid njerëzit po shfaqin shumë problematika. Janë shfaqur sëmundje të pakonstatuara më parë”, tha Shehaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×