Situatë e ngjashme me atë të Lukakut, sulmuesi i Çelsit kërkon largimin nga Londra dhe rikthimin e bujshëm te…

Sulmuesi i Çelsit, Timo Verner duket i vendosur për të kërkuar një aventurë të re jashtë Anglisë pas problemeve që ka hasur me formën e tij te “Blutë”. Gjermani duket se do të ndjek gjurmët e një tjetër sulmuesi që u largua nga londinezët i cili është Romelu Lukaku dhe do të kërkojë rikthimit te ish-skuadra e tij Lajpcig.

VERNER

Sipas raportimeve nga “Sky Sport Germany”, 26-vjeçari ka kontaktuar me klubin gjerman nëpërmjet agjentit të tij për tu informuar lidhur me mundësitë e rikthimit në skuadërn ku shkëlqeu disa sezone më parë.

Çelsi e transferoi gjermanin duke paguar 53 milionë euro te Lajpcig dhe nuk do të pranonte më pak se 35 milionë euro për të lejuar sulmuesin të ribashkohet me ish-skuadrën e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×