
Hakerat iranianë kanë publikuar sot në mbrëmje të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.
Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.
Në periudhën kur ka marrë detyrën e kryeministrit, Rama ka pasur një aktivitet të madh jashtë shtetit, ccka provohet me hyrje daljet e tij me linja ajrore të rregullta dhe ato charter nga aeroporti i Rinasit.
Kështu rezulton se në 11 dhjetor 2013 ai ka përdorur për herë të parë charterin kur ka qenë kryeministër. Nga ajo periudhë deri në maj 2022 ai e ka përdorur avionin personal 132 herë, ndërkohë që 101 herë ka udhëtuar me linjat e rregullta së bashku me qytetarë të tjerë.
Sipas këtij dokumenti, kreu i qeverisë në 9 vjet në krye të qeverisë ka udhëtuar 234 herë jashtë shtetit me një mesatare prej 26 udhëtimesh në vit ose 2 udhëtime në muaj.