Rei Manaj ka debutuar sot në ndeshje zyrtare me skuadrën e Uotford, duke qenë për disa minuta pjesë e suksesit 1-0 ndaj Shefilld Junajtid në javën e parë të kampionatit në kategorinë e dytë angleze. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të saj.
Manaj hyri në fushën e lojës në minutën e 81-të, kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e tij, ndërsa u shfaq mënjëherë rrezikshëm me një gjuajtje nga jashtë zonës, që u neutralizuar nga portieri kundërshtar. Më pas, ai ndihmoi ekipin duke bërë presing e duke mbajtur larg portës së skuadrës së tij ekipin kundërshtar.
VIDEO MOMENTI I DEBUTIMIT
VIDEO RASTI I HUMBUR
Kështu, Uotford mori tre pikë të vlefshme në ndeshjen e parë të kampionatit, në të cilin është një nga pretendentët për ngjitjen në Premier Ligë. Pikërisht mundësia për të luajtur në elitën e futbollit anglez tërhoqi Manajn i cili pranoi ofertën edhe pse bëhej fjalë për të luajtur në Championship në këtë edicion.
Arena e Lajmit
