Vodhën dhe kthyen përmbys shtëpinë për të humbur gjurmët, 49-vjeçarja përdori çelësin që i ishte dhënë për të hyrë. Ja kur ndodhi ngjarja

Whatsapp Image 2023 01 07 At 10.33.43

Detaje të reja për vjedhjen nga nënë e bir të 120 mijë eurove para cash dhe sende me vlerë në një banesë në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe pasi ka vjedhur bashkë me djalin e saj kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.

E gjitha në funksion të një inskenimi sikur banesa ishte grabitur nga autorë të tjerë dhe për të larguar dyshimet nga ajo dhe djali i saj. Vjedhja ka ndodhur më datën 15 dhjetor dhe në atë banesë ku punonte 49-vjeçarja Rozeta Dobi jetonte një grua me vajzën e saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×