Aron Ramsej do të vijojë karrierën te skuadra franceze e Nisës. Mesfushori uellsian ishte lojtar i lirë, pasi arriti marrëveshje për shkëputjen e kontratës me skuadrën e Juventus, teksa iu bashkua klubit kuqezi që militon në elitën e futbollit francez.

31-vjeçari ishte në kërkim të minutave para Kupës së Botës dhe te skuadra e re pritet t’i ketë ato. Lajmin për transferimin e lojtarit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nisës, ku është bërë edhe prezantimi zyrtar.
✅ @aaronramsey en 🔴⚫️#OGCNice
— OGC Nice (@ogcnice) August 1, 2022
Vlen të theksohet se së fundmi Ramsej luajti si i huazuar te skuadra e Rejnxhërs, ku në 7 ndeshje aktivizim shënoi 2 gola. Mesfushori do të kujtohet te skocezët për penalltinë e humbur në finalen e Ligës së Europës ndaj Ajntrakt Frankfurt.
Arena e Lajmit


 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then