Merkatoja tashmë është future në një fazë të nxehtë. Së fundmi Torino ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e krahut të Interit, Valentino Lazaro, në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit.
26-vjeçari, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu, i kushtoi 22.4 milionë euro Interit, kur e transferoi austriakun nga Hertha Berlini në vitin 2019, mirëpo Lazaro nuk arriti të linte gjurmë me zikaltërit.
Futbollisti ka kontratë me Interi deri në qershor të vitit 2024, ndërsa ka luajtur si huazim te Njukastëll, Borusia Mynshngladbah e Benfika.
Nga mediat italiane raportohet se Torino mund ta blejë në fund të sezonit Lazaron për pesë milionë euro, ndërsa zikaltrit do ta paguajnë një pjesë të pagës së tij që është rreth dy milionë euro.
Arena e Lajmit