Akuzat për udhëtimet me charter, Rama publikon shifrat: Shpifje monumentale e mln eurove, tregon degjenerimin e rublaxhinjve

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të shumta për udhëtimeve me avion.

Rama gjithashtu nuk la pa shënjestruar opozitën duke e akuzuar për shpifje, ndërsa ka bërë publike edhe shifrat e shpenzimeve.

“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2010 251.365Lek të reja 2021 64.972Lek të reja”, shkruan Rama.

“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2008 261.023Lek të reja 2022 120.459Lek të reja”, shkroi në një tjetër ‘tweet’ kryeministri Rama.

Kujtojmë se më herët hakerat iranianë  publikuan të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.

Në materialin PDF me 65 faqe ka të dhëna të kreut të qeverisë që kanë të bëjnë me pasaportën, numrin e telefonit, adresën zyrtare ku banon, por edhe udhëtimet e tij jashtë shtetit nga janari 2005 deri në maj 2022.

Kreu i PD Sali Berisha në daljet e tij publike ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama duke u shprehur: “Skandali i Ramës me avionin privat shkon në të paktën 22 mln euro. Të japë dorëheqjen!”

Edi Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×